Punimet dhe Projektet
Një koleksion i disa prej punimeve dhe projekteve të realizuara nga ne!
Ndërtimi i parkut të energjisë së erës në, Bajgorë - Kosovë
Me eksperiencë të gjatë në fushën e ndërtimit të infrastrukturës dhe ofron zgjidhje te specializuara për ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme për instalimin e turbinave të energjise se erës dhe projekteve të tjera të ngjajshme. Parku i energjisë së erës në Bajgora, Kosovë është një projekt që ka tërhequr vëmendjen e botës së energjisë së rinovueshme.
Geomineral si partner kryesor për ndërtimin e këtij parku, është angazhuar që të ndërtojë infrastrukturën e nevojshme për instalimin e turbinave të erës. Me një numër total të 27 turbinave të erës, dhe me lartësi prej 110 metra, Geomineral është siguruar që këto turbina të instalohen me sukses duke siguruar të gjitha kushtet dhe mjetet e nevojshme për vendosjen e tyre. Vendndodhja e parqes së erës Bajgora është në Selac ose Seljance në Mitrovicë, Kosovë. Kur të jetë e plotë, Bajgora do të përfaqësojë rreth 10% të kapacitetit të instaluar të vendit dhe do të shmangë 247,000 tonë CO2 në vit, duke bërë një kontribut të rëndësishëm për mitigimin e ndryshimeve klimatike.
Parku i energjisë së erës në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Geo Mineral SH.P.K. është një kompani e specializuar në ndërtimin e projekteve të energjisë së erës dhe aktualisht po realizon një projekt të till në Demir Kapija, Maqedonia e Veriut. Projekti përfshin ndërtimin e një parku të energjisë së erës ku Geo Mineral SH.P.K. është kontraktori kryesor i këtij projekti. Në fazën fillestare të projektit, kompania është përgjegjëse për ndërtimin e 9 turbineve me një kapacitet prej 44MW
Detyrat e Geo Mineral, si kontraktor kryesor përfshijnë realizimin e punimeve infrastrukturore brenda parkut, duke përfshirë ndërtimin e rrugëve, hapësirave të turbinave, ndertimin e themeleve duke perfshire punet e armatures dhe betonit. Përveç kësaj, Geo Mineral SH.P.K. është përgjegjëse për ndërtimin dhe instalimin e linjës së transmisionit me tension mesatar prej 33 kV, nënstacionit 110/33 kV, linjës 27km te transmisionit me kapacitet 110 kV dhe punimeve të tjera ndihmëse. Kompania jone gjithashtu ka per detyrë hapjen e te gjitha kanaleve me gjatësi prej 16 km dhe instalimin e rrjetit të kabllorëve brenda parkut.
Geo Mineral SH.P.K. ka një rol mbikëqyrës edhe për të gjitha punimet e tjera që do të zhvillohen nga nenkontraktorët e tjerë, duke siguruar që projektimi dhe ndërtimi të kryhen me sukses dhe në përputhje me standardet me te larta. Kompania Geo Mineral SH.P.K. është percaktuar te zhvilloje sektorin e ndertimit te parqeve të energjisë së erës ku me sukses po ndërton projekte të mëdha të infrastrukturës energjetike, duke kontribuar në zhvillimin e burimeve të rinovueshme dhe në rritjen e kapaciteteve të prodhimit të energjisë elektrike në Kosove, Maqedonine e Veriut dhe me gjere.